Beratasit të karikuar pas javës së pushimit, trajneri Droboniku: Tomori tregon veten kundër Maliqit
Ndalesa e javës së kaluar i ka shërbyer pozitivisht Tomorit, që pritet të rikthehet në fushë këtë të diel për të luajtur vetëm me një objektiv ndaj Maliqit, fitoren e mundshme. Për këtë, drejtuesit e klubit beratas flasin me siguri maksimale pas përgatitjeve që kanë kryer përgjatë këtyre dy javëve.
Gjatë kësaj periudhe kanë qenë të gjithë të motivuar, falë edhe qetësisë që solli në aspektin psikologjik fitorja në transfertë me Shkumbinin. Trajneri Iken Droboniku ka zbuluar gjithashtu edhe synimet e Tomorit për ngjitjen në të Parën, që sipas tij kalon edhe nëpërmjet ndeshjeve shtesë në fund të sezonit.
“Skuadra ka punuar me intensitet të plotë dhe po e përgatisim ndeshjen me Maliqin për ta fituar, si domosdoshmëri jo vetëm për t’i bërë një mbyllje pozitive fazës së parë. Duhet të tregojmë se Tomori nuk është dorëzuar për ngjitjen në të Parën, një mundësi që ta ofrojnë edhe ndeshjet e ‘play off’-it në fund të sezonit”, u shpreh Droboniku për “Panorama Sport”.
EDI SPAHIU-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"