Bergval, djaloshi që u shpëtoi “Djajve”…
Tifozët e Mançester Junajtid kanë mbetur të tronditur nga zbulimi se “Djajtë e Kuq” humbën dy herë mundësinë për të nënshkruar me djaloshin e talentuar të Totenhemit, Lukas Bergval.
Mesfushori 18-vjeçar shënoi një gol vendimtar teksa londinezët mundën Liverpulin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës Karabao të mërkurën mbrëma. Goli i parë i Bergval për “Spërsat” erdhi 11 muaj pasi klubi anglez u tregua më i shkathët se rivalët e Barcelonës në përpjekjen për të nënshkruar me mesfushorin me tipare sulmues.
Ai u bashkua me skuadrën gjatë verës nga skuadra suedeze Djurgardens për një tarifë prej 8 milionë paundësh dhe ka bërë 22 paraqitje këtë sezon. Por gjërat mund të ishin shumë të ndryshme për suedezin, i cili pati dy prova me “Djajtë e Kuq”, një herë në moshën 14- vjeçare dhe një tjetër në moshën 16-vjeçare.
Sipas “The Sun”, mesfushori u pa nga skautët e “Old Trafford”, por rregullat pas daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian i penguan ata të nënshkruanin me të. Sipas rregullave aktuale të FIFA-s, lojtarët nën 18 vjeç nuk mund të shiten jashtë shtetit, përveç atyre brenda Zonës Ekonomike Evropiane. Si rezultat, Bergval mbeti në Suedi përpara se të tërhiqte interesin e Barçës me afrimin e ditëlindjes së tij të 18-të.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"