Besa gjen trajnerin e ri, drejton ndeshjen në Superkupë dhe pastaj u bashkohet kavajasve
Skuadra e Besës ka gjetur trajnerin e ri të saj, teksa ia ka rrëmbyer një tjetër skuadre të Kategorisë së Parë. “Panorama Sport” mëson se Emiliano Çela do të jetë tekniku i ri i ekipit kavajas, tek i cili mbylli karrierën e tij si futbollist.
Çela ka drejtuar Kukësin në këtë sezon, por do t’u japë lamtumirën verilindorëve për t’iu bashkuar kavajasve pas ndeshjes së Superkupës së Shqipërisë ndaj Egnatias. Edhe drejtuesit e klubit kanë pranuar mundësinë e largimit të Çelës, ndërsa kanë bërë të qartë se për të kishte oferta edhe nga jashtë Shqipërisë.
Çela pritet të zyrtarizohet vetëm ditën e nesërme në stolin e kavajasve, të cilët një ditë më parë i dhanë lamtumirën Mirel Josës, duke ndarë rrugët me trajnerin i cili i kishte drejtuar në pjesën e parë të sezonit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"![](https://www.panorama.com.al/sport/wp-content/static/klikoperkepanoramaonline.jpg)