Beselidhja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Beselidhja

Stadiumi i Beselidhjes me ujeThemeluar: 1930
Stadiumi: “Brian Filipi”, Lezhë
President: Gjokë Noka
Trajner: Kulli

 

Skuadra 2013-2014

Kliko këtu

Klubi Sportiv “Besëlidhja” u themelua në Lezhë më 17 nëntor 1930. Në vitin 1937, Besëlidhja ka debutuar për herë të parë në Kategorinë Superiore. Që nga themelimi, Besëlidhja ka arritur të fitojë 7 herë Kategorinë e Parë, por asnjeherë Kategorinë Superiore, apo Kupën e Shqiperisë. Vendi më i mirë që ka arritur të zërë është ai i pestë. Sezoni 1937 shënon edhe pjesëmarrjen e parë në Superiore për skuadrën lezhjane. Në këtë sezon morën pjesë gjithsej 10 ekipe dhe Besëlidhja, që në atë kohë quhej “Bardhyli Lezhë”, u rëndit në vëndin e gjashtë, me 15 pikë. Në vitet 50-60 kemi vetëm dy pjesëmarrje për lezhjanët në kategorinë superiore dhe pikërisht në sezonin 1950 dhe 1952. Në sezonin 1950, ku morën pjesë 12 ekipe, Beselidhja u rendit në vendin e pestë. Më tej, vitet 70-të shënojnë edhe rikthimin e Besëlidhjes në Kategorinë Superiore, mbas pothujse 20 vitesh mungesë. Një periudhë jo shumë e suksesshme kjo për lezhjanët. Gjatë viteve 70-të, skuadra lezhjane ka luftuar gjithmonë për të mbijetuar në Superiore, duke u renditur gjithnjë në vendet e fundit të tabelës. Vitet 80-të janë edhe vitet më të suksesshme për Besëlidhjen. Gjatë këtyre viteve, ajo ka arritur të nxjerrë disa futbollistë të talentuar, si Fehmi Rama (Furdja), Nefail Zhejani, Bledar Kola e shumë e shumë të tjerë, të cilët kanë ngritur lart emrin e Besëlidhjes dhe atë të Kombëtares Shqiptare. Në sezonin 1988-1989, Beselidhja u rendit në vendin e gjashtë, që është edhe rezultati më i mire, që skuadra lezhjane ka arritur ndonjëherë në Superiore. Vitet 90-të shënojnë edhe fillimin e krizës së futbollit lezhian. Janë vitet kur Nikollë Lesi bëhet president i Besëlidhjes dhe tifozeria lezhjane ëndërron. Investimet nuk mungojnë, por rrezultate e skuadrës nuk janë ato që priteshin. Vetëm tri pjesëmarrje në Superiore në sezonet 93′ 94′ dhe 95′. Në vitet 2000, skuadra lezhjane shënon katër pjesëmarrje në Superiore, në sezonet 2000-2001, 2001-2002, 2002-2003 dhe 2007-2008. Në sezonin 2007-2008, Besëlidhja renditet e parafundit dhe bie në kategorinë e parë.

 Historia e emrit të skuadrës
1930 – Themelohet si Bardhyli Lezhë
1949 – Emërohet SK Lezhë
1951 – Emërohet Puna Lezhë
1958 – Emërohet Fitorja Lezhë
1970 – Emërohet KS Beselidhja