“Bezdisëse të kesh këto statistika në mbrojtje”, Brdariç analizon Egnatian dhe sezonin: Duhet të kuptojmë pse po kalojmë një moment kaq të mirë
Trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç është shfaqur sot para mediave duke analizuar situatën e skuadrës së tij dhe sfidën e nesërme ndaj Egnatias në transfertë.
“Me Egnatian është një ndeshje shumë e rëndësishme, kundër ekipit që ishte kampion vitin e kaluar. Një ekip me mjaft eksperiencë dhe një trajner me mjaft eksperiencë që kanë objektiva të mëdha këtë sezon. Të ndeshesh me ta në Rrogozhinë është një sfidë e madhe.
Sot kemi edhe një stërvitje për të parë se cilët lojtarë janë 100% gati dhe të kemi gjithashtu edhe një stol të mirë. Duhet të shohim pasdite se me cilin formacion do të nisim ndeshjen nesër.
Në opinionin tim, Egnatia është ende një ekipet shumë i mirë dhe të luash mirë kundër këtyre ekipeve, është diçka e rëndësishme. Duhet të tregojmë shumë energji dhe të kemi një plan të mirë për ndeshjen. Duhet të jemi 90-minuta të përqendruar dhe të disiplinuar. Duhet të jemi vetja jonë, të luajmë stilin tonë dhe të kuptojmë cilat janë pikat e forta dhe të shfrytëzojmë dobëta të Egnatias. Duhet të jemi në balancë dhe pas 90 minutash ta shohim se çfarë meritojmë.
Për momentin, ne jemi në një formë të mirë, kemi mësuar nga e kaluara. Ne e dimë që lojtarët duhet të luajnë deri në minutën e fundit. Ndaj Egnatias në ndeshjen e kaluar ishte një mënyrë tjetër, tani është një ekip ndryshe. Por përsëri me të njëjtin objektiv, të marrim pikë, Stili i lojës nuk do të jetë ndryshe, por si e implementojmë nesër, për atë do të punojmë shumë.
Ne shkojmë të fitojmë. Në fund të ditës, do të shohim si shkon loja dhe si do të funksionojë ekipi. Nëse jemi në maksimum, duhet të meritojmë edhe pak fatin, që momenti të jetë në kahun tonë dhe të kuptojmë që është një ndeshje shumë serioze. Siç e kam thënë që duhet të kalojmë kufijtë dhe të bëjmë një performance speciale nesër.
Është bezdisëse të kesh këto statistika në mbrojtje. Duhet të rregullojmë statistikat e mbrojtjes, në ndeshjen e kaluar mbajtëm portën e paprekur dhe ky është objektiv i mirë. Duhet të kuptojmë që për të fituar ndeshjet me një portë të paprekur disa herë mjafton të shënosh vetëm një gol. Duhet të menaxhojmë këtë mirë dhe eksperiencën tonë prej ndeshjeve të kaluara. Jam shumë besimplotë.
Ne kemi një sistem dhe strukturë në qasjen tonë dhe modelin, askush nuk e di gjatë ndeshjes se çfarë ndodh dhe u them lojtarëve të jenë gati të luajnë, të jenë në fushë e të tregojnë veten. Ndaj u them që në çdo stërvitje të tregojnë që janë gati, jo të ëndërrojnë, por të tregojnë e punojnë shumë, që të jenë çdo ditë më mirë se ajo paraardhëse. Ne mund të shtyjmë të rinjtë, kemi të rinj me potencial, por çdo gjë duhet të ketë kohën e vet.
Premiot? Ne po rritemi si ekip dhe si klub. Kemi rreth nesh që po na ndihmojnë shumë dhe që e duan Vllazninë. Personalisht, i vlerësoj dhe i falënderoj shumë të gjithë njerëzit që na kanë qëndruar afër. Të gjithë njerëzit e dinë që presidenti Alban Xhaferi dhe miku jonë Ardit na kanë qëndruar shumë afër. Tani kemi ngritur edhe një restorant për ekipin. Këto janë detaje të vogla, por shumë të rëndësishme dhe që e çojnë një ekip drejt suksesit. Pjesa financiare është diçka e rëndësishme në futboll, pasi lojtarët janë 100% të fokusuar në fushë. Prandaj, kushdo që do të na ndihmojë në vazhdim është i mirëpritur dhe i vlerësojmë, por puna jonë është që të japim maksimumin për këta njerëz që na qëndrojnë afër, në mënyrë që mos t’i zhgënjejmë.
Sipas pikëpamjes time deri në fund të sezonit, çdo gjë do të jetë e balancuar dhe ne duhet të punojmë për çdo ndeshje me më shumë se 100% se kompeticoni është i ngushtë dhe duhen mbledhur pikë. Momenti duket i mirë, por nuk është mjaftueshëm. Jam munduar t’u shpjegoj lojtarëve që duhet cilësi në stërvitje, që lojtarët të kuptojnë se ç’duhet të japin dhe duhet të jenë të përulur. Nëse nuk vazhdojmë punën, nuk do të jemi në këtë situatë, kemi punë për të kuptuar pse jemi në këtë situatë. Por padyshim edhe për të mbledhur pikë e qëndruar në këtë situatë.
Deliu? Ai kishte një periudhë të vështirë dhe jam shumë i lumtur që u kthye, ashtu edhe Gruda, i cili ka vuajtur edhe në të kaluarën me shumë dëmtime. Nëse më pyet te Deliu, na duhet në skuadër, ia ndjejmë mungesën. Jam i lumtur që javën tjetër që të përfshihet, për këtë ndeshje është shumë herët”, tha Brdariç para mediave.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"