Bie alarmi te shkodranët, mbrojtësi i Vllaznisë shmang… operacionin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2022 | 9:44

Bie alarmi te shkodranët, mbrojtësi i Vllaznisë shmang… operacionin

U mendua më e keqja, por rezonanca tregoi gjithçka duke qetësuar mbrojtësin e ri shkodran, Geralb Smajli.

GERALB SMAJLI

Dëmtimi gjatë përgatitjeve në Malin e Zi bëri që lojtari të largohej nga grumbullimi dhe menjëherë t’u nënshtrohej analizave mjekësore.

Fillimisht u mendua për një dëmtim të rëndë në gju, por dje u konfirmua pas kontrolleve të bëra, se ka qenë thjesht një goditje dhe Smajli do të vijojë rregullisht stërvitjen.

Ky është një lajm i mirë për trajnerin Mirel Josa, i cili tashmë për finalen e Superkupës do të ketë më shumë alternativa për krahët e mbrojtjes, ndërsa problem mbetet qendra, pasi mungesa të sigurta janë malazezi Darko Bulatoviç dhe kroati Marko Juriç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"