Bie pista “Da Silva” në Shkodër, sulmuesi brazilian drejt… Shkëndijës
U duk se firma e brazilianit Viktor Da Silva me Vllazninë ishte thjesht një formalitet, por kjo pistë dje ka rënë poshtë tashmë.
Sulmuesi, i aktivizuar edhe më parë në Superiore me Vllazninë dhe Partizanin, ishte dje në qytetin verior për të firmosur kontratën, megjithatë kjo gjë nuk ka ndodhur dhe më pas është mësuar se ai është shumë pranë kalimit te Shkëndija e Tetovës në kampionatin maqedonas.
Nuk janë të qarta arsyet e dështimit të marrëveshjes mes palëve, edhe pse flitet se shkak janë bërë vizitat mjekësore, që kanë nxjerrë probleme fizike për brazilianin. Tani drejtuesit e Vllaznisë duhet të shohin të tjera alternativa për të forcuar skuadrën, para mbylljes së merkatos së dimrit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"