Bie pista e Meritan Shabanit te Dinamo, ja arsyeja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2024 | 19:50

Bie pista e Meritan Shabanit te Dinamo, ja arsyeja

Një nga objektivat e merkatos së Dinamos ishte edhe Meritan Shabani, një lojtar i rritur te Bajerni dhe me një të kaluar në Angli.

Ajaks Bajern Meriton Shabani

Por kjo pistë ka rënë poshtë tashmë, sepse lojtari,sipas asaj që ka thënë vetë, nuk ka dashur që të stërvitetdhe të luajë në fusha me bar artificial.

Për të kishte njëinteresim edhe nga skuadra të tjera të Superiores, si Partizani, Skënderbeu dhe Egnatia, por Shabani duket se kërkon të luajë në një nivel më të lartë se ai i futbollit shqiptar. Së fundit ai ka qenë pjesë e Grashopersit në Zvicër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"