Bie pista “Gudmunson” për Interin, del në skenë talenti i Salcburgut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2024 | 11:41

Bie pista “Gudmunson” për Interin, del në skenë talenti i Salcburgut

Ekuacioni i sulmuesit është një nga pikat e merkatos së Interit. Dy titullarë e gjysmë ka në dispozicion trajneri (Lautaro, Turam dhe Taremi), një Arnautoviç që mund të largohet dhe një Korrea që është i destinuar për të dhënë lamtumirën.

karim konate

Në organikë, pas zyrtarizimit të Karbonit te Marseja duhet patjetër një sulmues. Në orët e fundit është duke dalë në skenë një tjetër njohje e vjetër e zikaltërve: lojtari nga Bregu i Fildishtë, Karim Konate i Salcburgut. I vjetër si mënyrë të thëni, pasi lojtari është vetëm 20-vjeç dhe konsiderohet si një nga talentet më premtues të së ardhmes.

Gudmunson që dukej i destinuar për të veshur fanellën zikaltër është i orientuar drejt Fiorentinës dhe për këtë arsye 20-vjeçari është rikthyer në modë. Zikaltrit e kanë ndjekur prej kohësh duke e pasur edhe si kundërshtar në grupet e Champions-it. Por klubi austriak kërkon 25 milionë euro për ta lënë të lirë. Konate deri tani ka shënuar 28 gola në 49 prezenca me skuadrën e Salcburgut.

Për momentin është duke u rikuperuar nga një dëmtim në gju, gjë që solli mungesën e tij në ndeshjen e “play off”-it të Champions-it. Por gjatë kësaj kohe, Interi do të kërkojë të tjera alternativa duke pritur që klubi i Salcburgut të ulë pretendimet për lojtarin. Tani është disi e vështirë sepse të gjitha pistat që kërkoheshin nga zikaltrit janë duke u konkretizuar në ekipe të tjera.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"