Bilanci i çuditshëm i Francës, e çojnë deri në çerekfinale dy autogola dhe një penallti
Franca siguroi pjesëmarrjen në çerekfinalet e Euro 2024 duke mposhtur Belgjikën dhe vazhduar rrugëtimin drejt trofeut. “Gjelat” e Deshamp cilësohen nga shumëkush mes pretendentëve kryesorë, por edhe në ndeshjen e sotme, iu desh një “ndihmë” për të siguruar kalimin.
Ndonëse ka në radhët e tij sulmues me emër në arenën ndërkombëtare, Franca në këtë Europian nuk ka arritur ende të shprehë plotësisht potencialin e saj sulmues. Kjo ka bërë që për të shkuar deri në çerekfinale, t’i nevojiten dy autogola dhe një penallti.
Ajo e nisi Europianin me fitoren 1-0 ndaj Austrisë falë autogolit të Uober. Më pas barazoi pa gola me Holandën dhe mbylli fazën në grupe me barazimin 1-1 me Poloninë, ku ishte Mbape ai i cili gjeti rrjetën me penallti. Sot, një autogol i Vertongen i dha suksesin ndaj Belgjikës, duke e çuar në çerekfinale thuajse pa kontributin e zakonshëm para portës të sulmuesve të saj.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"