Bilanci i vitit 2024, Partizani dhe Vllaznia janë të barabartë në vendin e parë. Teuta bën surprizën, Tirana zhgënjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2024 | 22:34

Bilanci i vitit 2024, Partizani dhe Vllaznia janë të barabartë në vendin e parë. Teuta bën surprizën, Tirana zhgënjen

Kur i afrohemi fundit të këtij viti kalendarik, mund t’i bëjmë një rezyme asaj që kanë bërë skuadrat e Superiores përgjatë 2024-ës. Megjithëse nuk ka asnjë përfitim apo titull, mund të themi se ka një garë mes Partizanit dhe Vllaznisë për kampionen e vitit kalendarik.

superiore

“Panorama Sport” i ka bërë një vëzhgim ecurisë së skuadrave përgjatë 2024-ës dhe në 31 ndeshje të luajtura në sezonet 2023-2024 dhe këtij aktual 2024-2025, Partizani është në krye me 55 pikë, po aq sa Vllaznia, por “demat” kanë golavarazh më të mirë. Të kuqtë kanë një diferencë prej 21 golash mes të shënuarve dhe të pësuarve, kundrejt vetëm 8 të Vllaznisë.

Tirana dhe Partizani nga ana tjetër janë dy skuadrat që kanë shënuar më shumë gola përgjatë vitit kalendarik, nga 44. Por sa i përket mbrojtjeve, mes tetë skuadrave që kanë luajtur gjithë vitin në Superiore, Tirana ka mbrojtjen më të dobët, ndërsa Partizani më të fortën.

dfgfgdgfddgfgdfgfdgdfdfgdfgg

Ecuri shumë të mirë mund të themi se ka arritur të regjistrojë edhe Teuta, e cila ndjek Partizanin dhe Vllazninë me 51 pikë të grumbulluara. Më pas ndjekin Egnatia, Dinamo, Skënderbeu, Tirana dhe Laçi. 2024-a mund të themi se rezulton një vit zhgënjyes për bardheblutë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"