Bilanci i penalltive/ Egnatia e para, Partizani s’ka fituar asnjë 11-metërsh
Superiorja mbylli të dielën fazën e dytë të saj dhe rrjedhimisht gjysmën e sezonit. Nisur nga kjo, na jepet e drejta të bëjmë edhe disa bilance. Vetëm një penallti është akorduar me ndihmën e VAR-it dhe skuadra që ka përfitoi nga teknologjia ishte Egnatia.
Gjithsesi, rrogozhinasit e shpërdoruan mundësinë e dhënë kundër Teutës në kohën shtesë duke u mposhtur me rezultatin 2-1. Skuadra e Edlir Tetovës është dhe skuadra që ka fituar më tepër penallti pas gjysmës së kampionatit. Rrogozhinasit kanë goditur gjashtë herë nga pika e bardhë e 11- metërshit. Në anën tjetër skuadra që ka shkaktuar më shumë penallti është Tirana.
Gentian Selmani është vendosur shtatë herë përballë kundërshtarëve nga distanca e 11 metrave. Si për Egnatian, edhe për Tiranën ka luajtur rol të rëndësishëm VAR-i, sepse disa penallti janë akorduar nga aty. Vetëm një skuadër në kampionatin shqiptar nuk ka fituar asnjë penallti deri tani. Bëhet fjalë për Partizanin, që akoma nuk ka goditur asnjë 11-metërsh në këtë edicion të Superiores.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"