Bileta e Champions-it në stratosferë, tërbohen tifozët spanjollë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 21, 2024 | 20:58

Bileta e Champions-it në stratosferë, tërbohen tifozët spanjollë

Tifozët e Realit të Madridit, Barcelonës dhe Atletikos së Madridit duhet të “gërmojnë thellë” në xhepat e tyre, pasi për të ndjekur skuadrat e tyre në çerekfinale në Champions do t’i kushtojë një djall e gjysmë. Të shohësh Halandin përsëri në “Bernabéu” do të jetë e shtrenjtë sesa një vit më parë për tifozët e Realit.

1110545

Të shijosh Mbapenë “live” nga “Montjuiç” në Barcelonë, tifozët katalanas duhet të paguajnë vërtet shumë, sikurse ata të Atletikos për të parë Zhadon Sançon dhe Dortmundin në “Metropolitano”. Për tifozët e Realit, bileta më e lirë do të jetë 125 euro dhe ajo më e shtrenjtë do të jetë 445 euro. Përveç kësaj, bileta “VIP” mund të arrijë në 1400 euro në zonat më të privilegjuara të stadiumit.

Më 16 prill 2024, skuadra e Ksavi Hernandezit do të presë PSG-në në ndeshjen e dytë çerekfinale të Champions League për të vazhduar ëndrrën… dhe për të mbushur arkat e Barçës. Çmimet e biletave Barça-PSG, sipas faqes së klubit të Barçës, variojnë nga 174 deri në 399 euro, pa llogaritur vendet VIP, të cilat kushtojnë 725 euro për biletën “VIP GOL”. Në “Metropolitano”, biletat do të jenë pak më të lira nga 70 euro në 350 euro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"