Bintsuka mbetet çështje e hapur te Partizani, “tranzicion” në ofensivën e kuqe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 25, 2024 | 19:47

Bintsuka mbetet çështje e hapur te Partizani, “tranzicion” në ofensivën e kuqe

Ndërkohë që te Partizani flitet çdo ditë e më shumë për lojtarë që mund të vijnë dhe largohen, ka edhe çështje sa i përket rinovimeve dhe Arshonzh Bintsuka duket të jetë problemi më i madh në këtë aspekt.

Bintsuka

Ndryshe nga çfarë ka ndodhur në dy vitet e fundit me lojtarët e spikatur, që janë shitur pa u ardhur fundi i kontratës, Bintsuka duket i vendosur për tu larguar falas në verë, kur i mbaron kontrata. Me Mba gjithashtu në tratativa për tu larguar dhe me Carën të ikur tashmë, sulmi i kuq nis të boshatiset dalëngadalë.

Mbetet të shihet sesi do të procedojnë drejtuesit e kuq, që së fundmi afruan Podstrelov, i cili mund të luajë në të tria pozitat. Në rastin e bjellorusit, ka dyshime në lidhje me ambientimin dhe atë çka do të paraqesë në fushën e lojës. Opsion me potencial është edhe Keko, i cili deri më tani është llogaritur si sulmues anësor, por rolin e tij natyral e ka si qendërsulmues.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"