Bledi Shkëmbi rikthehet te Tirana 75 ditë pas shkarkimit, si Halili u bind për t’i besuar sërish trajnerit korçar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2025 | 9:06

Bledi Shkëmbi rikthehet te Tirana 75 ditë pas shkarkimit, si Halili u bind për t’i besuar sërish trajnerit korçar

Pas 75 ditësh shkëputje, për Bledi Shkëmbin, nis “epoka” 2 te Tirana. Menjëherë ditën e hënë, pas konfirmimit të largimit të Gugash Maganit nga stoli bardheblu, Tirana zyrtarizoi rikthimin e trajnerit që nisi këtë kampionat.

bledi shkembi

Nga 20 janari 2025, Bledi Shkëmbi ulet në stolin e Tiranës. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi bardheblu përmes një njoftimi në rrjetet sociale. “Klubi beson në vazhdimësinë e projektit të nisur në fillim të sezonit, duke ia besuar drejtimin e skuadrës Bledi Shkëmbit, i cili është njohësi më i mirë i kontingjentit aktual në ekip. KF Tirana i uron suksese trajnerit dhe rikthim sa më të shpejtë te rezultatet e shumëpritura nga komuniteti bardheblu”, shkruante klubi. E veçanta e këtij rikthimi ishte fakti, se Shkëmbi u shkarkua pas humbjes në fazën e dytë ndaj Egnatias dhe u emërua po pas ndeshjes së Egnatias në fazën e tretë të kampionatit.

PRAPASKENAT – Në fakt, Shkëmbi dhe Halili janë takuar me njëri-tjetrin për ofertën që kishte bërë KF Tirana. Trajneri ka pranuar që të marrë drejtimin e bardhebluve për herë të dytë, duke u kthyer në stolin e Tiranës. Ngjarjet kanë lëvizur shpejt dhe brenda pak orësh, bardheblutë janë bërë me trajner të ri.

PARAQITJA – Bledi Shkëmbi është paraqitur që në mëngjes në kompleksin stërvitor “Skënder Halili”. Ai është takuar me anëtarin e bordit të KF Tiranës, Grent Halili dhe drejtorin Agim Ibraimi. Deri në orën 11:10, ata të tre, së bashku me Sabien Lilajn ose krahun e djathtë të Shkëmbit, kanë qëndruar në zyrat e kompleksit. Nga ana tjetër, skuadra ka qëndruar në pritje të prezantimit.

MBLEDHJA – Në orën 11:30, dyert e dhomave të zhveshjeve u mbyllën për një takim kokë më kokë mes trajnerit dhe skuadrës. Për rreth 20 minuta mbledhje, trajneri i ri u prezantua dhe foli para ekipit. Në “Skënder Halili” ishin të gjithë lojtarët, përfshirë edhe ata që kanë qenë të dëmtuar. Shkëmbi mësohet se ka shprehur besimin te grupi aktual si dhe bindjen se skuadra do të dalë nga fundi i tabelës.

STËRVITJA – Menjëherë pas takime të kortezisë dhe mbledhjes, Shkëmbi zbarkoi në fushën me bar artificial ku nisi punën për ndeshjen me Bylisin.VDFHHOLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"