Blerja e vetme e Junajtid në dimër/ Dorgu, një nga lojtarët më të keqpaguar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2025 | 22:00

Blerja e vetme e Junajtid në dimër/ Dorgu, një nga lojtarët më të keqpaguar

Transferimi i vetëm i Mançester Junajtidit në merkaton e dimrit, Patrik Dorgu, do të jetë një nga lojtarët më pak të paguar të klubit.

DORGU

“Djajtë e Kuq” njoftuan nënshkrimin e mbrojtësit danez për 29.4 milionë paund nga Leçe të dielën dhe lojtari ra dakord për të firmosur një kontratë pesëvjeçare e gjysmë. Duke marrë parasysh problemet fizike të Ljuk Shout, pasi mbrojtësi i majtë ka luajtur vetëm 98 minuta këtë sezon, Amorim ishte i fokusuar në transferimin e talentit të Leçes, i cili mund të luajë edhe si anësor i djathtë.

Megjithatë, sipas “The Athletic”, 20-vjeçari do të jetë një nga lojtarët më pak të paguar në “Old Trafford”, ndërsa rroga e tij javore zbulohet të jetë 40,000 £, e cila është më e ulët edhe se mbrojtësi veteran Xhoni Evans apo ajo e portierit rezervë Tom Hitën.

Ndërkohë që njeriu që ai pritet të zëvendësojë në Mançester, Ljuk Shou, paguhet me 150 mijë paund në javë. Casemiro është lojtari më i paguar i Junajtidit, me 350,000 £ në javë dhe ka një vit të mbetur nga kontrata e tij. Braziliani ndiqet nga kapiteni Bruno Fernandesh, i cili fiton 300,000 £ në javë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"