Boks/ Jurgen Uldedaj rrëmben titullin “IBO Mediterranean”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2024 | 16:56

Boks/ Jurgen Uldedaj rrëmben titullin “IBO Mediterranean”

Pas një shkëputje gati 1- vjeçare nga ringu, Jurgen Uldedaj është rikthyer fuqishëm, teksa ka shënuar një triumf shumë të rëndësishëm në boksin profesionist.

uldedaj

26- vjeçari ka shkëlqyer në duelin e tij të fundit, të zhvilluar të shtunën në Londër, duke u shpallur kampion në versionin “IBO Mediterranean”. Boksieri lezhjan ka fituar duelin kundër francezit Xhon Frank Mendi, ndeshje e vlefshme për peshat “cruiser”.

Sfida e zhvilluar në Angli ishte tepër interesante, me Uldedajn që meritoi fitoren me pikë, pas një përballje të luftuar me 10 raunde. Gjithçka u mbyll me festën e shumë shqiptarëve, të cilët kishin veshur sallën me flamujt kuqezi. Kjo ishte fitorja e 16-të në karrierë për Jurgen Uldedajn, gjashtë nga të cilat i regjistron me KO.

Kampioni kuqezi gjithashtu numëron edhe një humbje në 17 duelet e karrierës së tij në ringun profesionist. Uldedaj vlerësohet nga specialistët e boksit në vendin tonë si një prej boksierëve më të mirë shqiptarë, ndërsa tashmë për të janë në horizont ndeshje të tjera edhe më të rëndësishme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"