Postuar: Nëntor 14, 2024 | 18:36
Bonaventura nga Arabia: Nuk doja të largohesha kurrë, u rrita duke ëndërruar të luaj për Milanin
Ky sezon e ka gjetur tek Al-Shababi në Ligën Saudite, por Xhakomo Bonaventura nuk humb rast për të folur mbi të shkuarën e tij, sidomos kur bëhet fjalë për Milanin.
Gjatë një interviste për mediat arabe, 35- vjeçari që luajti 6 sezone me “Djallin” ka deklaruar: “Kur luajta me fanellën kuqezi për herë të fundit e dija që ishte hera ime e fundit në atë stadium e nuk doja të largohesha nga “San Siro”. Shpresoja që ajo ndeshje të mos përfundonte kurrë. Jam rritur duke ëndërruar të luaj për Milanin.
Fillova nga një qytet i vogël dhe mbërrita në një klub legjendash. Ai stadium të jep një shtysë që rrallë e gjen diku tjetër, edhe pse kishte një atmosferë të mrekullueshme edhe në Firence.”
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"