Borxhet e pandemisë, Barcelona paguan ende Mesin, Buskets dhe Zhordi Albën
Problemet financiare të Barcelonës vazhdojnë të rëndojnë klubin katalanas. Ndonëse vit pas viti presidenti Joan Laporta, po përpiqet të reduktojë borxhin, përsëri klubi vazhdon të paguajë detyrime të prapambetura.Së fundmi, mediat spanjolle (“Mundo Deportivo” dhe “Sport”) kanë bërë me dije se janë disa lojtarë, të cilëve Barcelona i detyrohet pagesa të prapambetura dhe do të vazhdojë t’i paguajë deri në vitin 2025. Sipas dy gazetave katalanase, mes emrave të cilët vazhdojnë të marrin rroga te Barcelona janë, ish-mesfushori i saj Serxhio Bueksts, ishmbrojtësi, Zhordi Alba dhe Lionel Mesi. të tre lojtarët janë aktualisht pjesë e Inter Majamit në SHBA, por veç pagave që sigurojnë në SHBA, ata po marrin dhe para nga Barcelona.
“Sport” nënvizon se Barcelona po i paguan të tre lojtarët për borxhe e detyrime që nga viti 2020 (pandemia “COVID 19”). Asokohe klubi ishte në vështirësi shumë më të mëdha financiare dhe bëri një pakt me lojtarët, që ishin ndër më të paguarit, që të shlyente detyrimet në një moment të dytë. Gjithçka u arrit në një marrëveshje mes klubit dhe ekipit në një takim të mbajtur mes tyre. ndër ta ishin dhe Mesi, Buskets e Zhordi Alba. Katër lojtarë të tjerë, negociuan jashtë skuadrës. Bëhet fjalë për Frenki de Jong, Ter Shtegen, Pike dhe Lenglet (këta dy të fundit nuk janë më në skuadër) zgjatën kontratat e tyre, duke fituar më shumë në pjesën e fundit të tyre.
Pjesa tjetër vendosi një kalendar për shtyrjen e shumave dhe afati i fundit për këto pagesa është në vitin 2025. Do të jetë atëherë kur do të shlyhen borxhet me Mesin, Buskets, Alba mes të tjerëve. megjithatë nga klubi nuk ka ndonjë shqetësim serioz për këto pagës atë prapambetura. Këto janë shuma që nuk ndikojnë në buxhetet e klubit, sepse ato janë parashikuar në buxhetin e sezonit 2020-2021, ndonëse janë për qëllime “cash”, pasi paratë duhet të vijnë nga klubi.
LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"