Botërori i fëmijëve në Shqipëri, shahu shpall kampionët e vegjël
Shqipëria ka pritur një tjetër eveniment prestigjioz në sportin e shahut, këtë herë në radhët e fëmijëve, teksa në Durrës ka ulur siparin Kampionati Botëror Fide 2024.
Një kompeticion në të cilin konkurruan 375 fëmijë të moshave nga 8 deri në 12 vjeç që vinin nga 43 shtete të ndryshme, talentet më premtues të këtij sporti. Pas tri ditëve të garave, u shpallën edhe kampionët. Kështu për U-8, medaljet e arta u fituan nga Li Aiden Linyuan (SHBA) për djem dhe Nguyen Vu Bao Chau (VIE) për vajza. Për moshat U-10 kampionë u shpallën Shogdzhiev Roman (FID) dhe Yunker Alisa Genrietta (FID).
Ndërsa në kategorinë U-12 vendin e parë e merituan Kleimenov Nikolay (FID)Paragua Megan Althea (SHBA). Pas këtij eventi, presidenti Erald Dervishi, Mjeshtër i Madh Ndërkombëtar, është shprehur se Federata Shqiptare e Shahut është e gatshme për të tjera organizime ndërkombëtare.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"