Botërori i Peshëngritjes, Briken Calja hap sot garat kuqezi në Bahrejn: Kjo është dita që kam pritur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2024 | 14:29

Botërori i Peshëngritjes, Briken Calja hap sot garat kuqezi në Bahrejn: Kjo është dita që kam pritur

Prej datës 6 dhjetor në Manama të Bahrejnit po zhvillohet Kampionati Botëror i Peshëngritjes. 20221208202835_artNë këtë eveniment madhor të shtangës do të përfaqësohet edhe Shqipëria, e cila do të garojë me tre sportistë. Ngjyrat e flamurit kuqezi në Bahrejn do t’i mbrojnë Briken Calja, Erkand Qerimaj dhe Kristi Ramadani. I pari që do të konkurrojë në Botëror do të jetë Calja. Peshëngritësi nga Shtërmeni, i cili ka deklaruar 345 kg, do të konkurrojë sot në Baterinë A të peshave 73 kg, me garën që nis në orën 18:00.

Calja duket shumë i karikuar para garës: “Kjo është dita që pritur, për të cilën kam punuar kaq shumë. Finalja e Botërorit nuk është vetëm një garë, është një provë e sakrificave, e përkushtimit dhe e pasionit tim. Çdo hap në këtë rrugëtim ka qenë një mësim dhe tani është koha të jap më të mirën”, deklaron kampioni kuqezi. Nesër do të jetë radha për Qerimajn dhe Ramadanin, të cilët do të konkurrojnë në Baterinë B të peshave 81 kg.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"