Botërori i ri i Formula 1, starti në Australi. Konfirmohen detajet e garave sprint

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 29, 2024 | 20:13

Botërori i ri i Formula 1, starti në Australi. Konfirmohen detajet e garave sprint

FIA dhe Formula 1 prej kohës e kanë zyrtarizuar kalendarin për Kampionatin Botëror 2025. Do të jetë një sezon me 24 evente, një edicion që shënon 75 vjetorin e kampionatit.

verstappen

Gjithçka do të nisë me Çmimin e Madh të Australisë më data 14-16 mars, për t’u mbyllur me Çmimin e Madh të Abu Dabit në fundjavën e 5-7 dhjetorit, me Botërorin që do të jetë përsëri në pesë nga shtatë kontinentet e botës.

Pauza tradicionale verore mbetet në gusht. Ndryshimet e bëra në kalendar në vitin 2024 për të krijuar një rrjedhë më të mirë gjeografike të garave janë bartur edhe në vitin 2025, me Japoninë në prill pas Australisë dhe Kinës, e ndjekur kryesisht nga garat evropiane gjatë verës dhe eventet amerikane gjatë vjeshtës, përpara Katarit dhe Abu Dabit që mbyll sezonin.

Edhe në sezonin e ri do të zhvillohen gjashtë Sprinte, në Shangai, Majami, Spa, Austin, Sao Paulo dhe Katar. Testimet parasezonale do të zhvillohen sërish në Bahrejn, më data 26-28 shkurt.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"