“Braho iku i varfër, as pensionin e veçantë nuk ia dha shteti”, reagon ish-kryebashkiaku i Gjirokastrës pas vdekjes së legjendës së futbollit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2024 | 12:41

“Braho iku i varfër, as pensionin e veçantë nuk ia dha shteti”, reagon ish-kryebashkiaku i Gjirokastrës pas vdekjes së legjendës së futbollit

Ylli Asllani, ish-kryebashiak i Gjirokastrës në periudhën 1996-2000, është një prej miqve të shumtë që kishte Sefedin Braho. Dje Asllani ka bërë një mesazh të ndjerë për Brahon, duke kujtuar edhe pensionin e veçantë, të munguar për një figurë të tillë.78484783_1381035498725220_32677678851031040_o“Isha shumë i vogël kur të pashë te fusha e vjetër hyre në lojë për herë të parë me skuadrën tonë të zemrës, Luftëtarin! Që nga ai çast i fitove njëherësh zemrat e gjithë gjirokastritëve dhe u bëre idhulli tyre i përjetshëm, sikurse po i lëndon sot aq shumë me ikjen tënde pa kthim! Fituam me ty gjithçka të bukur nga futbolli, ndaj e ke merituar gjithë dashurinë dhe vlerësimet e vendlindjes! Gjirokastra do të jetë mirënjohëse për kënaqësinë e rrallë që i fale me virtuozitetin dhe talentin e jashtëzakonshëm! Ike i varfër miku im, edhe pse na pasurove shpirtin dhe na i çove kokën lart kurdoherë, në çdo stadium e fushë të blertë! Një pension të veçantë nuk ta dhanë, edhe pse gjithë dashamirësit e kërkuan për ty! Do të na falësh Sefe qe nuk ia dolëm të të rikthenim atë kënaqësi që meritoje nga shteti dhe shoqëria shqiptare…!”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"