Braktisi Partizanin prej tyre, Zoran Zekiç nuk përmbahet: Njerëz që nuk vlejnë asgjë për mua
Zoran Zekiç do të kujtohet pak nga tifozët e Partizanit. Trajneri kroat mori drejtimin e klubit kryeqytetas në sezonin e kaluar por e braktisi atë pas pak muajsh në drejtim, për t’u kthyer në Kroaci te Osijek.
Të paktën të kuqtë përfituan një shumë parash nga largimi I Zekiç, por kjo lëvizje nuk ishte edhe aq e lumtur për vetë trajnerin, të cilin në fund të sezonit e shkarkuan nga detyra edhe pse ngjiti ekipin në vendin e katërt.
Zekiç gjithsesi gjeti shpejt skuadër, pasi mori drejtimin e Sarajevës në Bosnjë-Hercegovinë dhe për momentin është në vendin e tretë me atë skuadër. Por ai nuk ka ngurruar të sulmojë në ditët e fundit në një intervistë drejtuesit që e larguan nga Osijeku.
“Ishte e shëmtuar. Përjetova një fund të shëmtuar nga njerëz të cilët nesër nuk do të kenë asgjë të bëjnë me Osijekun. Nuk kanë asnjë lidhje me Osijekun pasi drejtuesit aktualë dhe mënyra se si po drejtojnë klubin nuk do të kujtohet.
Unë nuk kam asnjë lloj emocioni ndaj tyre, unë isha i qetë pasi e kuptova drejtimin nga po shkonte gjithçka. Këta njerëz nuk ia vlen as t’i përmendësh. Jo vetëm unë, shumë shpejt askush nuk do t’i përmendë në qytetin e Osijekut. Nuk kam për çfarë t’i fajësoj pasi për mua nuk vlejnë asgjë”, tha Zekiç në këtë shpërthim të tij ndaj drejtuesve të klubit kroat.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"