Brdariç mesazh të rinjve, sulmuesi Matouti sinjal me gol

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2024 | 22:35

Brdariç mesazh të rinjve, sulmuesi Matouti sinjal me gol

Trajneri Brdariç ka folur për progresin e lojtarëve të rinj që janë pjesë e Vllaznisë. Pas një takimi miqësor të Vllaznisë B me Tërbunin, ku kuqeblutë fituan 1-0 me golin e Matoutit, trajneri Brdariç ka theksuar:

BRDARIC

“Për mua ishte ndeshje e rëndësishme për të parë futbollistët që janë aktivizuar më pak. Këta lojtarë kështu mund të marrin pak eksperiencë dhe të jenë gati për të luajtur edhe në kampionat. Kam një mesazh për futbollistët e rinj: duhet të bëjnë një performancë sa më të mirë dhe njëkohësisht të tregojnë se e meritojnë të jenë opsione të rëndësishme për Vllazninë.

Kam parë progres te këta futbollistë, kam parë që janë rritur dhe janë në formë të mirë. Ne punojmë që t’i kemi futbollistët e rinj gati dhe në rast nevoje t’i aktivizojmë ndeshje pas ndeshje.”

Vllaznia B luajti në miqësoren me Tërbunin me këtë formacion: Jukaj, Brahimi, Pusi, Spahija, Podrimcaku, Sala, Tafili, Çoba, Zaganjori, Dodaj dhe Matouti. Sulmuesi afrikan, i ardhur së fundi në skuadër, realizoi golin e vetëm të testit të mesjavës, duke i dhënë një sinjal të qartë trajnerit Brdariç. Ai luajti në pjesën e dytë të ndeshjes me Teutën dhe shënoi një gol, që iu anulua për prekje të topit me dorë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"