Bremer: Po përshtatem me skemën e re, ja çfarë ka ndryshuar Mota nga Alegri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2024 | 15:20

Bremer: Po përshtatem me skemën e re, ja çfarë ka ndryshuar Mota nga Alegri

Ndeshjet e para të sezonit i ka luajtur krah Gatit dhe në prapavijën me katër. Gleison Bremer po i merr dorën rolit kur ekipi luan me dy qendërmbrojtës dhe lidhur me tre daljet e para të Juves në kampionat ka dhënë një intervistë për televizionin e klubit.

bremer

A ishte një hap prapa sfida me Romën?
Donim të fitonim, por në fund ishte një ndeshje e bllokuar, shumë e ekuilibruar. Ishte e rëndësishme të mos pësonim gol, por duhet të punojmë në fazën sulmuese për të fituar sfidën e radhës.

Garë më e ekuilibruar apo më e bllokuar?
Në pjesën e parë ata ishin aq të ngjeshur sa që ne patëm pak raste. Në të dytën skuadra u hap pak, krijuam disi epërsi, por në fund nuk shënuam dot. Pavarësisht barazimit, mund të flasim për fillimin e mirë të sezonit.

Në cilën pikë jeni në udhëtimin e Motës?
Jemi një ekip ambicioz dhe po mendojmë ndeshje pas ndeshje. Sidomos ne amerikano-latinët që mbërritëm një javë më vonë, fizikisht nuk e patëm të lehtë. Në këto tre ndeshje isha pak i lodhur, por tani jam duke u rikuperuar. Tani kemi 10 ditë për të punuar mirë dhe për t’u kthyer në formë.

Mota është befasues me formacionet e tij. A është ky një stimul për ju?
Po, sigurisht, siç u përmend ne mbërritëm më vonë, djemtë e Next Gen kishin dy javë më shumë se ne. Trajneri po e sheh këtë, e rëndësishme është që ekipi është në rrugën e duhur dhe duhet të punojmë, nuk ka një pozicion të përhershëm për asnjërin.

Çfarë synimi keni këtë sezon?
Jemi në fillim të rrugëtimit tonë. Kemi luajtur 3 ndeshje të rëndësishme, nuk pësuam asnjë gol, por duhet të përmirësohemi. Nuk mund të mjaftohemi vetëm me një barazim.

Çfarë ju kërkon trajneri gjatë pushimit të ndeshjeve?
Bën korrigjimet e tij, siç ndodhi me Romën kur po i linim disa hapësira më shumë sulmuesve. Më pas ndërruam daljet me top dhe shkoi më mirë.

Sa e rëndësishme është të mos pësohen gola?
Sigurisht, ky është vetëm fillimi. Është e rëndësishme të mos pësojmë gola, kushdo që fiton titullin ka karakteristikë faktin që pëson më pak gola.

Dallimet midis fazës mbrojtëse të Alegrit dhe asaj të Motës?
Shumë aspekte kanë ndryshuar, kemi biseduar me Gatin, Danilon për lëvizjet dhe sistemimet e tjera. Tani jemi në një mbrojtje me 4 lojtarë. Trajneri na kërkon të mbrojmë më shumë me topin në këmbë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"