Bufon: Tiago Mota i madh, e sugjerova 3 vite më parë
Nuk mund të mos mungonte një koment për Juventusin dhe Tiago Motën edhe nga legjenda Xhanluixhi Bufon. Ky i fundit është shprehur se e ka këshilluar presidentin 3 vite më parë për të afruar Motën.
“Unë kam një respekt të madh për Tiagon, e kam pasur si lojtar, si njeri dhe tani edhe si një trajner. Para tri viteve kur flisja ndonjëherë me presidentin, përflitej për një ndryshim trajneri dhe se donte të ndryshonte filozofi dhe më pyeste se kë do të merrja unë. Unë duke parë karakterin që kërkohej, i kam thënë Tiago Mota.
Ai nuk mund të mos bëhet një trajner i madh. Kur Juventusi e mori si trajner, u lumturova shumë sepse më pëlqen. Edhe tani që ndodhen në vështirësi, unë mendoj që ai po bën diçka të mirë dhe po transmeton gjëra të bukura. Kështu që mund të them lehtësisht se unë besoj shumë tek ai dhe mos harrojmë faktin që po zëvendëson një figurë të rëndësishme si Alegri”, tha ndër të tjera legjenda Bufon.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"