“Bukurinë ndeshjes ja prishi gjyqtari anësor”, trajneri Magani: Ju tregoj lojtarin që më zhgënjeu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2024 | 18:16

“Bukurinë ndeshjes ja prishi gjyqtari anësor”, trajneri Magani: Ju tregoj lojtarin që më zhgënjeu

Trajneri i Lushnjës, Gugash Magani, u shfaq tepër i mërzitur për humbjen 2-1 që skuadra e tij pësoi me përmbysje ndaj Kastriotit. Sipas tekniku peqinas, bukurinë ndeshjes ja prishi gjyqtari anësor.  

bandicam 2024-09-11 18-10-45-359

“Pjesa e punës tonë është gëzimi dhe zhgënjimi. Jam i zhgënjyer me rezultatin, por çunat luftuan, e kishim ndeshjen nën kontroll, shënuam të parët, duhet të shkonte ndeshja 0-2, por gjyqtari anësor çuditërisht dha pozicion jashtë loje. Golat e pësuar mund të ishin evituar. Për çunat kam fjalët më të mira, ndoshta gabuam edhe ne në diçka. Në futboll gjërat janë të paparashikueshëm. Bukurinë ja prishi gjyqtari anësor. Kam shumë kontestime. Në qoftë se do të kishim bërë golin e dytë, do të ishte një tjetër ndeshje.  

Mund të dilja dhe me 3 në sulm, ky ishte një ndryshim që do të bëja. Kur ishte loja 1-1, mund ta merrnim 1-2 me kundërsulm. Lojtari me ngjyrë që futa në pjesën e dytë (Xherrison), më zhgënjeu. Ne besojmë te lojtari dhe i japim fanellë, por është çështja e interpretimit të atij. Marr përgjegjësitë e mia, edhe pse është vetëm fillimi. Në fundjavë kemi një ndeshje të vështirë në transfertë ndaj Apolonisë”, u shpreh Magani për emisionin “Super Gol” në RTSH.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"