Burgosi kunatën që i publikoi videot e fshehta duke bërë se*s, sulmuesi i njohur rrezikon vetë 4 vite burg

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2024 | 19:41

Burgosi kunatën që i publikoi videot e fshehta duke bërë se*s, sulmuesi i njohur rrezikon vetë 4 vite burg

Sulmuesi i Koresë së Jugut, Huang Ui-jo, rrezikon të përfundojë për katër vite pas hekurave, pasi kunata e tij i publikoi video që ai kishte regjistruar duke bërë seks me partneret e tij, pa i marrë leje këtyre të fundit.

sdfdsfdsfsdfdsfdsfdsf

Huang Ui-jo është një nga emrat kryesore të përfaqësueses së vendit të tij, me të cilën ka luajtur 62 ndeshje dhe ka shënuar 19 gola. Në karrierën e tij ai ka luajtur me Bordo, Olimpiakos, Noruiç dhe Notingem Forest, e së fundmi me Alaniaspor në Turqi.

“L’Equipe” bën të ditur se ai mund të përfundojë pas hekurave për shkak të videove që ka regjistruar në katër raste të ndryshme mes qershorit dhe shtatorit 2022 me dy nga partneret e tij. Çdo gjë u bë e njohur kur kunata e tij publikoi videot në rrjetet sociale. Ui-jo e hodhi në gjyq atë duke e akuzuar për shantazh dhe ajo u dënua me 3 vite burg.

Por tashmë ishte vetë lojtari në telashe, pasi këto video ishin regjistruar pa dijeninë dhe lejen e partnereve, sigurisht diçka e jashtëligjshme dhe e dënueshme me burg në Korenë e Jugut. Ai u shfaq në gjyq në Seul sot, duke kërkuar falje publike për veprimet e tij, por prokurorët e çështjes kërkuan 4 vite burg, duke kujtuar se ai kishte refuzuar më përpara ekzistencën e videove të tilla.

Një nga vajzat në video, ka refuzuar akordin për një gjykim të shkurtuar që të ulej dënimi, duke kërkuar që të ketë dënim maksimal për Ui-jo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"