Burreli e kthen në stërvitore, kualifikim me “poker” ndaj Sopotit në Kupë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2024 | 11:05

Burreli e kthen në stërvitore, kualifikim me “poker” ndaj Sopotit në Kupë

Me fitoren e arritur dje në stadiumin “Liri Ballabani” ndaj Sopotit, me rezultatin e thellë 4-0, skuadra matjane e sheh veten në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë. Ndeshja e djeshme është komanduar nga skuadra vendase, e cila nuk e vuri në diskutim për asnjë moment fitoren dhe kualifikimin.

burreli

Serinë e golave e hapi goleadori kryesor i skuadrës, Florenc Farruku, i cili nga pika e bardhë e penalltisë u tregua i saktë në minutën e 11-të. Ai hapi serinë e golave të ndeshjes. Pas shënimit të golit loja përqendrohet në sektorët e mesfushës me një epërsi të lehtë të skuadrës vendase. Goli i dytë i ndeshjes vjen në të 42-ën me autor Sinën, i cili i shpëton mbulimit të mbrojtësve miq dhe përballë portierit nuk e ka të vështirë të shënoj. Pa kaluar ende dy minuta, në të 44-ën Ramos do të thellojë rezultatin e takimit. Gabimi i miqve në mesfushë dhe Ramos me një aksion individual vihet përballë portierit dhe nuk fal, 3-0.

Pjesa e dytë e ndeshjes ka të njëjtën fizionomi si e para, me skuadrën vendase e cila është në kërkim të thellimit të avantazhit. Pas disa përpjekjeve, Aristazabal do të shënojë golin e katërt dhe të fundit të ndeshjes, falë një finalizimi të saktë brenda zonës. Ndeshja nuk ka më histori. Në minutat e mbetura, matjanët administrojnë me qetësi minutat e mbetura, duke arkivuar kalimin e turit të parë të Kupës së Shqipërisë. Në turin e dytë, Burreli luanë në Fier ndaj Apolonisë.

BURRELI – SOPOTI 4-0

GOLAT: Farruku 11′ (11-m), Sina 42′, Marlon 44′, Aristazabal 69′

BURRELI: Dreshaj, Pasmaçiu, Paloka, Dedgjonaj, Helio (Musolli55′), Pjetraj, Xhakaj (Aristazabal 68′), Marlon, Rrapi, Sina (Hoti 56′), Farruku ( Murra 55′); (Në dispozicion: Muriel, Shkalla, Dushkaj, Fetaj, Dani).  Trajner: Ditmar Bicaj

Sopoti: Visbal, Tanushi, Seferi, Amdouame (Mici 73′), Goci, Polisi (Abdoulaye 46′), Taku (Ferhati 74′), Tartari ( Aminu 54′), Nayara, Jugu, Devole (Myslimi 46′); (Në dispozicion: Hasfatija, Ukaj) . Trajner: Besnik Kola

Kartonë të verdhë: Farruku 30′, Hoti 76′ / Jugu 10′, Abdoumane 75′

Gjyqtarë: M. Koçi, K. Prenga, R. Gashi

Vëzhgues: R. Kulli (Lezhë)

Delegat: E. Pjetrushi (Lezhë)

NDERIM GOCI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"