Burreli rikthehet te fitorja, ndëshkon Lushnjën. Bicaj: Dominuam, të mbajmë ritmin. Magani: Humbje që na ul me këmbë në tokë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2024 | 15:00

Burreli rikthehet te fitorja, ndëshkon Lushnjën. Bicaj: Dominuam, të mbajmë ritmin. Magani: Humbje që na ul me këmbë në tokë

Takimi ka nisur i qetë, me lojë të përqendruar në mesfushë nga të dyja skuadrat që studiuan njëra-tjetrën. Vendësit krijojnë epërsi dhe një mori rastesh, ku Farruku, Fetaj, Muriel, Arongo, Rrapi duhej të kishin shënuar.burreli lushnjaPor, duhej të vinte minuta e 40-ë, kur pas një krosi nga e majta e sulmit matjan, qendërmbrojtësi Muriel, pas një kërcimi të fuqishëm brenda zonës së rreptësisë, me kokë e dërgon topin në rrjetë. 1-0 për Burrelin dhe me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë e ndeshjes. Fraksioni i dytë nis me dëmtimin e futbollistit Canka i sapo hedhur në fushë, pas vetëm 2 minutash lojë. Stafet mjekësore respektive i japin ndihmën e parë dhe pas 10 minutash, lojtari dërgohet në spitalin e Burrelit, ku merr ndihmë më të specializuar dhe kthehet në stadium, por jo më në lojë.

Ai është duartrokitur nga tifozëria vendëse. Më pas Lushnja u përpoq të ndryshojë diçka në lojë, krijoi edhe disa raste, por pa mundur të ndryshojë rrjedhën e takimit, që u dominua nga epërsia vendëse edhe pse me raste të humbura. Në 52-tën, Farruku me një gjuajtje të kalibruar në ecje e sipër godet traversën e portës mike. Më pas, në të 58-n, ishte Aranga që me një goditje dënimi e dërgon topin ngjitur me shtyllën pingule në të djathtë të portierit mik. Të njëjtën gjë bën edhe Murra 2 minuta më vonë. Po ky lojtar, shpërdoron një rast ideal më pak se 1 metra larg vijës fatale pas një asistimi fantastik të mbrojtësit Fetaj, nga e djathta e sulmit vendës. Me këto e raste të tjera të humbura, mbyllet pjesa e dytë dhe krejt takimi. Burreli merr tri pikë të vlefshme përballë Lushnjës, që sidomos në pjesën e parë, nuk ishte ashtu si pritej.  

BURRELI – LUSHNJA 1-0

GOLI: Muriel 40′

BURRELI: Dani, Xhakaj, Myriel, Shkalla, Fetaj, Farruku (Paloka 90’), Arango (Murra 84’), Rrapi (Brajshori 89’), Dushkaj, Musolli (Sina 84’), Osikel. (në dispozicion: Dreshaj, Pasmacciu, Lika, Pjetraj, Ramos)  Trajner: Ditmar Bicaj

LUSHNJA: Alimuçaj, E.Magani (Hysa 67’), Hida, Korreshi, Meta, Deliaj, Joti, Januzi (Canka 46’-Tabaku 52’), Uillfred (Disha 46’), Xhabrahimi, Olola (Kaccanolli 82’). (në dispozicion: Harremi, Kamisoko, Xherrison) Trajner: Gugash Magani.
KARTONË TË VERDHË: Xhakaj 14’, Rrapi 21’, Murra 90+3’, Dani 90+5’/ Uillfred 15’, Disha 90+3’

GJYQTARË: A. Beqiraj, M. Shazivari, A.Shkreta (Tiranë)

Vëzhgues: Genc Maloku (Tiranë)

Delegat: Krenar Alimehmeti (Tiranë

Ditmar Bicaj

 “Dominuam dhe morëm 3 pikë, mbajmë ritmin”

Pasi kompletoi fitoren kundër Lushnjës, trajneri i Burrelit Ditmar Bicaj u shpreh se skuadra duhet të ecë me ritmin e këtij kampionati: “Deri diku ishte një ndeshje e fortë ashtu siç edhe e prisnim. E kërkuam rezultatin që në fillimit të lojës, zhvilluam volum loje, e dominuam kundërshtarin dhe shpërdoruam shumë raste. Gjithsesi fituam dhe morëm tri pikë të vlefshme. Përgëzoj çunat për angazhimin, këmbënguljen dhe shpirtin e garës, që treguan në lojë. Do të vazhdojmë përpara, duke u përmirësuar dhe ecur me ritmin e këtij kampionati, që duhet thënë se është shumë i fortë, në çdo ndeshje”, tha për gazetën trajneri Bicaj.
Trajneri i Lushnjës

 Magani: Humbje që na ul me këmbë në tokë

Lushnja nuk arrit dot që të kthehet me pikë nga transferta e Burrelit. Sipas trajnerit Gugash Magani, Lushnja mund të barazonte, por edhe të pësonte më shumë. Ai shprehet se do të analizojë këtë humbje me detaje: “Pjesa e parë është për t’u harruar dhe për mua ka qenë më e dobëta e gjithë këtyre ndeshjeve të zhvilluara. Në pjesën e dytë, ndryshuam diçka. Luajtëm më mirë dhe mund të barazonim, por edhe të pësonim gola të tjerë. Kjo humbje na ka ulur me këmbë në tokë dhe do ta analizojmë në detaje, për t’i shërbyer përmirësimit në të ardhmen dhe mospërsëritjes, të një situate të tillë”, tha shkurtimisht trajneri i Lushnjës Gugash Magani.
MARTIN DEDAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"