Bylis-Tirana, bardheblutë nuk munden që nga ndeshja “e shitur”. Ja si mund të rreshtohen skuadrat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2024 | 13:15

Bylis-Tirana, bardheblutë nuk munden që nga ndeshja “e shitur”. Ja si mund të rreshtohen skuadrat

Kalendari këtë javë, Tiranën e sposton në Ballsh në një ndeshje ku në 10 takimet e fundit gjithmonë kanë dalë me pikë. Në fakt, Tirana nuk humbet me ballshiotët prej 2020-ës, më saktë ndeshjen 2-1 të fituar nga mallakstriotët në atë sfidë polemike, që u mor në diskutim edhe nga Etika.

bylis tirana

Pas asaj ndeshjeje në 2 korrik 2020 janë luajtur edhe 10 ndeshje të tjera. Nga këto 10 takime, bardheblutë kanë fituar katër ndeshje. Gjashtë takime të tjera janë mbyllur në barazim.

Bylisi pritet që sot të zbresë në fushë me 11-shen që skuadra mallakastriote ka luajtur sidomos në dy sfidat e fundit. Ballshiotët kanë ardhur duke e përmirësuar performancën, si në lojë por edhe rezultat çka është reflektuar sidomos ndaj Dinamos dhe në Laç.

sfddsffdsfdsfds

Trajneri Emanuel Egbo ka bërë disa lëvizje edhe në ndeshjet e kontrollit brenda grupit, ndërsa ajo që vihet re është konkurrenca e madhe në ekip. Mallakastriotët pritet që në fushë të hedhin një formacion 4-5-1.

Për këtë sfidë, trajneri i Tiranës, ka vendosur për skuadrën që do të hedhë në fushë ndaj Bylisit. Llogaria e Shkëmbit është e tillë që titullar do ta nisë në portë Selmani. Në mbrojtje, Gjumsi, i cili i ka dhënë shumë ritëm ekipit në krahun e djathtë. Në qendër Kola dhe Mici. Në krahun e majtë është Ismaili.

sadasdsssad

Në mesfushë, Jonuzi, Dembele si dhe spanjolli Soler. Sulmi do të ketë Prengajn titullar të padiskutueshëm, në qendër golashënuesi Zharmuni. Në krah pritet Abah që në ndeshjen me rrogozhinasit nuk ishte fare në fushë gjatë pjesës së parë.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"