Bylisi ndryshon në mbrojtje, hapësirë Miçit dhe Zenunit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2024 | 21:54

Bylisi ndryshon në mbrojtje, hapësirë Miçit dhe Zenunit

Në Ballsh e gjithë vëmendja është kthyer te ndeshja e parë në shtëpi me Dinamon, që luhet ditën e hënë, duke nisur nga ora 17:00. Ballshiotët, pas humbjes 2-1 në Durrës me Teutën, duan 3 pikët para tifozëve të tyre, ndërkohë që në ndeshjen e radhës pritet që të debutojnë të tjerë lojtarë.

Miçi

Stafi teknik kërkon që të riparojë sa më shumë lojën mbrojtëse, që pati probleme në sfidën e parë me Teutën në “Niko Dovana”, ku Bylisi udhëhiqte 0-1, por më pas pësoi dy gola dhe doli pa pikë. Pritet të kenë hapësirë lojtarë si Kristo Miçi, sarandjoti 22-vjeçar, i cili është rritur në Greqi dhe që ka luajtur me Zimbru në Moldavi sezonin e fundit, si dhe mesfushori Federiko Zenuni, i cili ka luajtur në Itali dhe ka një eksperiencë të konsiderueshme.

Zenuni

Ballshiotët shpresojnë shumë që Papa të jetë gati për trajnerin Egbo, ashtu si dhe braziliani Felipe. Klubi mallakastriot është angazhuar këtë periudhë që stadiumi të jetë në kushte perfekte për ndeshjen e parë, në ambientet e brendshme dhe të jashtme. Fusha është në gjendje të shkëlqyer dhe ky është një plus për të parë futboll të bukur në ndeshjen e parë zyrtare në shtëpi.

ERJON SALIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"