Bylisi nis punën për Vllazninë, ballshiotët i pret kalendar “ferri”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2024 | 15:25

Bylisi nis punën për Vllazninë, ballshiotët i pret kalendar “ferri”

bylisNga fitorja me Teutën 4-0 më 25 tetor në “Adush Muçaj”, te disfata e së dielës me Egnatian me rezultatin 0-2.

 

Është e qartë se ballshiotëve nuk u kanë dalë llogaritë ashtu siç i kanë parashikuar. Mallakastriotët në sfidën e radhës do të luajnë sërish në fushën e tyre dhe dje kanë zbritur në stërvitje. Në fushë kanë qenë vetëm rezervat dhe lojtarët e aktivizuar nga stoli në ndeshjen e fundit. Sfida me Vllazninë vjen shpejt, pasi sipas kalendarit, takimi Bylis-Vllaznia do të zhvillohet mesditën e së premtes në “Adush Muçaj”.

Nga kontingjenti, në dyshim është Laert Papa, që pësoi një ndrydhje në pjesën e parë të sfidës në mjediset jashtë kuadratit të fushës së stadiumit. Sakaq, do të rikthehet nga pezullimi Flamur Ruçi, që mungoi ndaj rrogozhi nasve. Pjesa tjetër e skuadrës janë gati dhe nuk ka pezullime për shkak kartonësh. Dede dhe të tijtë tani kanë nisur të përqendrohen te dueli me shkodranët.

Ballshiotët i ngushëllon fakti që edhe rivalët direkt ngecën në sfidat e fundjavës dhe diferencat janë thuajse të njëjta në tabelën e renditjes. Bylisi ka një kalendar mjaft delikat, pasi luan me pretendentët deri në mbyllje të vitit.

Në të radhës pret Vllazninë, më pas shkon në transfertë me Elbasanin dhe në Ballsh do të presë Partizanin. Më pas dy transferta në Korçë me Skënderbeun dhe në Durrës me Teutën. Një tur force për skuadrën e Nevil Dedes, që në rast se do të arrijë t’i kalojë me sukses, do të bënte një hap të sigurt drejt braktisjes së fundit të renditjes.

ERJON SALIU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"