Bylisi plotëson radhët, shpresa për rezultat edhe ndaj Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2024 | 13:35

Bylisi plotëson radhët, shpresa për rezultat edhe ndaj Tiranës

Bylisi është në kushte grumbullimi, ndërsa po përgatitet për sfidën me Tiranën, takim që ka marrë vëmendje të madhe në Ballsh.

bylis

Forma e mirë në dy takimet e fundit ndaj Dinamos e Laçit ku u morën 4-pikë ka shtuar oreksin e mallakastriotëve për vijimin e garës. Në Ballsh synojnë që të mundin Tiranën, ndërsa pritet që skuadra të ketë edhe mbështetje e madhe të tifozëve të vet. Në këtë duel shtëpie, skuadra do të kërkojë vazhdimësinë, ndërsa edhe formacioni është konsoliduar dhe afrimet e fundit kanë rritur konkurrencë në grup, por edhe cilësinë në skuadër për të përballuar sfida të atilla delikate.

Ballshiotët kanë tri javë delikate, me sfida mjaft të vështira pasi, pas Tiranës në mesjavë në Ballsh do të kenë dy transferta mjaft të forta, me Egnatian në Rrogozhinë dhe Vllazninë në “Loro Boriçi”. Bylisi kërkon vazhdimësinë ndaj edhe duelet e shtëpisë janë vlerësuar në maksimum nga ballshiotët.

ERJON SALIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"