Çalhanoglu plas “bombën”: Nuk jemi më ekipi i vitit të kaluar
Hakan Çalhanoglu ka plasur bombën. Mesfushori i Interit ndoshta i zemëruar pas humbjes së penalltisë dhe shansit që zikaltrit të merrnin kreun e klasifikimit kundër Napolit ka thënë se skuadra kampione e Italisë nuk është më si ajo e vitit të kaluar.
Ai nënkupton që i duhet më shumë punë dhe më pak gabime për të fituar sërish titullin kampion sepse do të jetë shumë herë më i vështirë sesa vjet.
Herët a vonë do të ndodhte që të humbit penalltinë…
Mund të isha lojtari i ndeshjes, por nuk ndodhi prej penalltisë së humbur. Më vjen keq që ndodhi në një ndeshje të tillë. Ishte shumë e rëndësishme që të fitonim. Pas Arsenalit ne dominuam si pjesën e parë ashtu edhe të dytën. Thjesht nuk ia dolëm që të shënonim golin e dytë. Ishim të pafat.
A është Napoli skuadra më e fortë nga ato që keni sfiduar me ekipet e mëdha?
Statistikat tregojnë gjithçka. Ne provojmë dhe krijojmë raste më shumë sesa të tjerët. Napoli mbrohet mirë dhe kanë vënë në vështirësi sulmuesit tanë. Mund t’ju bëj vetëm komplimente. Shumë skuadra janë forcuar në këtë sezon. Ne jemi të njëjtët. Kampionati është i gjatë dhe të gjithë jemi aty-aty.
A është Interi skuadra më e fortë në Itali?
Unë i respektoj të gjitha skuadrat. Janë të gjitha të forta. Ne duhet të provojmë që jemi më të mirët, por ka edhe konkurrentë dhe duhet që t’i respektojmë. Ne do të provojmë të mbrojmë titullin.
Keni shënuar një eurogol dhe pastaj gabuat më të thjeshtën. Mund të ndikojë ky episod?
Ne nuk mendojmë si ju gazetarët. Duam të fitojmë me skuadra si Napoli, Milan dhe Atalanta. Por ndonjëherë nuk ndodh kështu. Këtë vit nuk është si vitin e kaluar. Skuadrat janë forcuar shumë. Ne nuk jemi më ata të vitit të kaluar, por jemi aty afër kreut. Ka ulje-ngritje të shumta dhe nuk mund të jemi gjithmonë në 100%.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"