Cara në dyshim për sfidën e së dielës, gati dy titullarë te Partizani
Partizani prej ditësh stërvitet me ritëm të plotë, me ditë edhe me nga dy seanca në ditë. Trajneri Veselinoviç ka preferuar më së shumti të punojë me detajet dhe të perfeksionojë manovrën e skuadrës në të dyja fazat e lojës.
Gjatë këtyre ditëve të fundit skuadrës i janë bashkuar Kote dhe Hadroj nga Kombëtaret. Edhe Bintsuka u kthye ditën e djeshme dhe u angazhua pjesërisht në seancë, por deri të dielën pritet që kongolezi të jetë 100% gati. Sakaq, dëmtimet vijojnë të jenë një problem për trajnerin Veselinoviç. E reja është Tedi Cara. Kavajasi ka pësuar një tërheqje të lehtë përgjatë përgatitjeve dhe këto ditë i ka kaluar të gjitha në fazë rikuperimi.
Fatmirësisht nuk kemi të bëjmë me një dëmtim të rëndë, por situata e tij mbetet për tu ndjekur deri nesër. Shanset më të mëdha janë që të jetë në fushë. E njëjtë është situata edhe me Redon Ismailin, i cili e ka ndjerë veten më mirë përgjatë këtyre ditëve dhe probabiliteti më i madh është që të jetë i gatshëm. Në stërvitjen e djeshme gjilanasi ka punuar normalisht.
Edhe Bytyçi është trajnuar normalisht me grupin në tri ditët e fundit dhe duket se ka kaluar thuajse 100% shqetësimin në rrëzat e kofshëve. Suharekasi pritet të jetë në fushë të dielën. E humbur është kjo ndeshje për Mehmetin, që ka pësuar një tërheqje të gradës së parë deri në të dytë dhe duhet të vijojë fazën e rikuperimit. Duhet thënë se Mehmeti rrezikon seriozisht edhe pjesëmarrjen në derbin kundër Tiranës, i programuar më 1 dhjetor
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"