“Çdo ndeshje si finale për shkak të klasifikimit”, Magani para duelit me Elbasanin: E vështirë, por jo e pamundur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2024 | 20:58

“Çdo ndeshje si finale për shkak të klasifikimit”, Magani para duelit me Elbasanin: E vështirë, por jo e pamundur

Tirana luan nesër një ndeshje shumë të rëndësishme përballë Elbasanit në transfertë, një sfidë ku bardheblutë do të kërkojnë një fitore për të vazhduar ringritjen në klasifikim. Por trajneri Gugash Magani ka paralajmëruar se nuk do të jetë e thjeshtë përballe verdhebluve, për më tepër në një atmosferë të zjarrtë në “Elbasan Arena”.

asdsasdadaasasdads

“Të gjithë ndeshjet e Superiores janë të vështira. Me Elbasanin do të jetë një ndeshje shumë e luftuar për shkak të rivalitetit që kanë pasur të dy skuadrat gjatë gjithë kohëve. Luajnë në Elbasan, me një tifozeri që gjithmonë ka pasur rivalitet sportiv me tifozët e Tiranës, ndaj mendoj se do të jetë një shfaqje për t’u parë.

Për pozitat që jemi në tabelën e klasifikimit, Tirana i ka të gjitha ndeshjet finale, edhe për shkak të objektivave që ka klubi. Ndeshja është e vështirë, por nuk është e pamundur. Ne do të futemi në lojë për të marrë maksimumin e pikëve, por mbetet për t’u parë. Do jetë një 90 minutësh që duhet menaxhuar mirë.

Nga ndeshja a fundit kemi një mungesë të sigurt që është Meta, lojtar që është dëmtuar me Bylis. Vazhdon të jetë i dëmtuar edhe Prengaj. Pjesa tjetër e grupit është e gatshme për të dhënë më të mirën në fushë”, tha Magani pa mediave.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"