Çelsi nuk ka ndërmend të ndalet në merkato, “Blutë” bëjnë gati ofertën për sulmuesin e Junajtidit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2024 | 12:50

Çelsi nuk ka ndërmend të ndalet në merkato, “Blutë” bëjnë gati ofertën për sulmuesin e Junajtidit

Çelsi vazhdon të jetë një nga klubet që ka shpenzuar më së shumti në merkato, por duket se nuk ka ndërmend të ndalet, pasi ka gati ofertën për një futbollist.junajtidBëhet fjalë për sulmuesin anglez të Mançester Junajtid, Xhejdon Sanço. 24-vjeçari prej kohësh nuk është në planet e Erik Ten Hag dhe kështu mund të nisë të kërkojë për një skuadër të re.

Mediat bëjnë me dije se “Blutë” kanë ofruar dy lojtarë nga akademia dhe një shumë parash që Junajtid ta lërë të lirë anglezin, me ofertën që po shqyrtohet nga “Djajtë”.

Që pas transferimit të tij nga Dortmundi në Premier Ligë në verën e vitit 2021, Sanço nuk ka arritur të shkëlqejë, pasi në 83 ndeshje ka shënuar 12 gola dhe ka dhënë 6 asiste.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"