Çelsi pret Noahn e Çinarit në Europë, blutë të shqetësuar për dëmtimin e sulmuesit kryesor
Kol Palmer është në dyshim për ndeshjen e Çelsit në Premier Ligë kundër Arsenalit, pasi u largua nga “Old Trafford” në fundjavë me një dëmtim në gju.
Trajneri Enco Mareska e quajti ndërhyrjen nga mbrojtësi i Mançester Junajtid, Lisandro Martinez, ndaj 22-vjeçarit gjatë barazimit 1-1 të së dielës “jo normale” dhe pranoi se ekziston rreziku që anglezi të humbasë derbin e Londrës. Palmer nuk është stërvitur që nga ajo ditë, e cili ndodhi në kohën shtesë ndërsa Martinezit iu tregua një karton i verdhë, dhe ai nuk mund të luajë në ndeshjen e Konferencës së Ligës sot në shtëpi kundër skuadrës armene të Noah.
“Ai nuk u stërvit (të martën), do të shohim sot nëse do të jetë në gjendje të stërvitet me ne”, tha Mareska në konferencën për shtyp. “Shpresojmë që ai do të jetë gati për Arsenalin, por ne duhet të presim dhe të shohim, pastaj të vendosim”. I pyetur nëse kishte një shans që Palmer të humbiste ndeshjen e së dielës në “Stamford Bridge”, tekniku italian tha:
“Po, sigurisht. Ai nuk stërvit dy ditët e fundit. Ndërhyrja është mjaft e qartë, nuk ishte normale. Por shpresojmë se ai mund të rikthehet”. Palmer ka qenë i shkëlqyer në Londër që kur u transferua nga Mançester Siti. Por ai vazhdoi të bëjë një figurë fantastike edhe gjatë katër muajve të parë në krye me Mareskën, duke shënuar shtatë gola dhe duke u konfirmuar më tej si truri i ekipit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"