“Centimetra jete” / Klodeta Gjini, jeta dhe karriera në një libër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2024 | 18:38

“Centimetra jete” / Klodeta Gjini, jeta dhe karriera në një libër

Një jetë e kaluar në centimetra. Veçanërisht ajo sportive, një karrierë të gjatë, triumfuese kampionë dhe rekordmene. I tillë është libri, i paraqitur në panairin e librit, i hapur këto ditë në Tiranë, që ka për autore një sportiste, të mirënjohurën Klodeta Gjini.

sdfffsdfsdfdsfsdsfdsfdsf

Një ish-kampione, sportiste elitare, protagoniste absolute e atletikës së lehtë, në kërcimin së larti. “Centimetra jete”, siç e ka titulluar, Gjini i referohet me detaje, “një gërshetim vitesh, ku mbizotëron harmonia mes ditëve me re e shi me ato me ngricë, ku morthat e gishtave shkrihen ndërsa ngrohen nga dielli përvëlues i verës. Shpesh lahej balta e mëngjesit për të mbartur të re pasdite mbi po ato veshje përfaqësimi sportiv. Uniformat e garës ishin laj e thaj, sepse kishim vetëm një të tillë. Pambuku i tyre ishte i trashë dhe materialet teknike të sotshme atëherë nuk ekzistonin, por ai fill pambuku i trashë na garantonte higjienën”, siç edhe shprehet.

Një libër me vlerë, një udhëtim përmes stinëve të jetës, atyre të kaluara, që kanë lënë shenjë mbi të. Është një udhëtim që gërsheton ngjyrat dhe parfumet e së shkuarës me ato të sotmet dhe pa dashje kërkojnë të rikthehen por enden ngatërrohen deri sa shkrihen me ndjesitë shpirtërore që herë-herë janë të ngrohta ose shpesh edhe tejet të akullta. Ka të tilla që kur i përjeton të mbushin me djersë të ftohta.

Në libër voluminoz me 513 faqe, që shoqërohet edhe me fotografi e dokumente të ndryshme. Me 25 kapituj ku trajtohet jeta, aktiviteti personal i Gjinit, dje dhe sot. Mbi një dekadë punë pa ndërprerje, një ide e ardhur edhe nga dëshira për të rrëfyer eksperiencën, historinë e saj, falë një vullneti, pasioni ditë mbas dite në pistat e dheut apo qymyrit ku është stërvitur.

“Vetë në mënyrë spontane, fillova të mbledh ato copëra kujtimesh, përjetimesh dhe emocionesh, që secili nga ne i ruan brenda vetes por që nuk ka mundësi ti preki, por lirshëm mund t’i shkruaj, t’i tregoj dhe ndërkohë t’i përjetoj ato”. Për të vijuar: “Janë vite ku bashkëjetesa e këpucëve të lagura, që vihen të thahen në ato pak rreze diell, përgjatë dritareve apo ballkoneve të hoteleve bëhen njësh me uniformat e atleteve shumëgariste, që shtrydheshin me peshqir mbas një gare nën shi për tu veshur përsëri në trup ashtu të lagura e vazhduar garat e pasdites”. “Centimetra jete”, pasi të tillë e ka jetën, karrierën duke matur, e përjetuar me centimetra.

Nga UVIL ZAJMI – PAMNORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"