Çështja e shantazhit ndaj Pogba, vëllai i futbollistit dhe bashkëpunëtorët dënohen me burg

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 19, 2024 | 18:27

Çështja e shantazhit ndaj Pogba, vëllai i futbollistit dhe bashkëpunëtorët dënohen me burg

Sot ka qenë një ditë e rëndësishme për Pol Pogba, pasi është mbyllur gjyqi i shkallës së parë në çështjen e shantazhit që iu bë nga persona të afërm të tij, të cilët kërkonin të përfitonin financiarisht nga futbollisti francez. Një episod i trishtë, pasi një nga drejtuesit e grupit, ishte vëllai i tij, Matias.

pogba

Pas kërkesës së Prokurorisë së Parisit, në seancën e sotme të gjyqit, është dhënë vendimi për Matias Pogba dhe 5 personat e tjerë nën hetim për këtë ngjarje. Të gjithë janë dënuar me burgim, por me lehtësim të masës ndëshkimore ndaj tyre.

Matias është ndëshkuar me 3 vite burg, ku 2 janë të pezulluara. Edhe viti i burgut që do të bëjë, nuk do të jetë pas hekurave, por në arrest shtëpie, i detyruar të mbajë në këtë periudhë byzylyk elektronik.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"