Çështjet “me spec” te Milani, administratori Furlani: Nuk ka panik, jemi të kënaqur me punën e Fonsekës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 3, 2024 | 17:24

Çështjet “me spec” te Milani, administratori Furlani: Nuk ka panik, jemi të kënaqur me punën e Fonsekës

Milani zien për shkak të situatës që është krijuar në këtë start të sezonit, me mungesën e rezultateve apo edhe më çështjet e lindura si ajo “Teo-Leao” apo pushimet e Ibrahimoviç. Por për të qetësuar tifozët në një moment kritik, ka menduar administratori i deleguar, Xhorxho Furlani, i cili në emër të shoqërisë ka bërë thirrje për pak më shumë durim që të shihen frytet e punës që është bërë gjatë verës, siç theksoi ai sot gjatë konferencës së prezantimit të Tami Abraham.

furlani

“Po, do të kishim preferuar të bënim 9 pikë në 3 ndeshjet e para, është e qartë. Por nuk ka asnjë lloj paniku, do të shmangja që të flitej për ndeshje të rëndësishme apo gjëra të këtij lloji, Jemi të kënaqur me punën e trajnerit gjatë përgatitjeve, jemi të gjithë me të, jemi në mbështetje të tij dhe skuadra është me të gjithashtu.

Ibrahimoviç? Kishte një angazhim të cilin e kishte vendosur prej shumë kohësh, që para se të bëhej pjesë e Milanit. Nuk mendoj se duhej ta kishim lajmëruar pasi nuk duhet të deklarojmë çdo lëvizje të drejtuesve të Milanit.

Leao-Teo? Kur je aty, gjatë ndeshjes, me adrenalinë… është folur shumë, shumë më tepër se duhet. SI ne, ashtu edhe lojtarët, kanë mbetur të çuditur nga kjo situatë. Ngjarjen e ka komentuar Fonseka, pastaj e bëri edhe Teo duke folur edhe në emër të Leaos. Edhe kjo në të vërtetë është një ngjarje që nuk është ngjarje”, tha Furlani para mediave duke u munduar që të shuante “zjarret” që kanë shpërthyer në klubin kuqezi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"