Champions-i rikthen Bajernin e frikshëm, meritë e talentit Olize
Bajern Mynih mori një fitore shumë të rëndësishme kundër Shahtjor Donjeckut në Ligën e Kampionëve. Aktualisht të besuarit e trajnerit Vinsent Kompani grumbullojnë 12 pikë pas 6 javësh në formatin e ri të Championsit. Bavarezët, pavarësisht se pësuan golin e shpejtë, gjetën forcën për t’u përgjigjur dhe çfarë reagimi, me “manita”. Më poshtë po ju zbulojmë disa nga pikat kryesore që la takimi Shahtjor-Bajern në kampin e gjermanëve.
1.BAJERN MUND TË HYJË NË TOP 8 Në nivel kombëtar, trajneri Vinsent Kompani e nisi shkëlqyer, deri në daljen në Kupë kundër Leverkusenit. Në Bundesligë, skuadra e Mynihut është qartësisht në rrugën e duhur. Nëse flasim për Ligën e Kampionëve, ata patën dy pengesa të hidhura me humbjen 1-0 ndaj Aston Vila dhe humbjen pasuese 4- 1 në Barcelonë. Së bashku me modalitetin e ri, disi të paparashikueshëm, dy pengesat dhanë arsye për shqetësim.
Pas raundit të tretë të ndeshjeve, Bajern Mynih tashmë dukej shumë larg 8- shes së parë, e cila të kalonte direkt në raundin e 16-të dhe nuk do të duhej të shkosh në “play-off”. Megjithatë, pas fitores kundër Donjeckut, “batica” u kthye. Pa harruar fitoret 1-0 në shtëpi kundër Benfikas së Lisbonës dhe PSG-së, bavarezët festuan tre pikën e tretë radhazi në kompeticionin elitar evropian. Tani rekordmenët gjermane janë rikthyer në rrugën e suksesit në Evropë. Dy ndeshjet e fundit, gjigandët nga Mynihu duhet të luajë kundër Fejnord Roterdam dhe në fund në shtëpi kundër Slovan Bratislava. Në parim janë 6 pikë të sigurta, krahas forcën së rivalëve. Atëherë Mynihu do të kishte gjithsej 18 pikë. Sigurisht, varet edhe nga rezultatet e skuadrave të tjera, por sipas përllogaritjeve, 16 deri në 18 pikë janë të mjaftueshme për një vend në 8 të parët.
2.OLIZE KAPËRCEN KRIZËN Mishel Olize kishte pasur vështirësi në ndeshjet e fundit para duelit kundër Shahtjorit. Anësori i ri francez përjetoi rënien të vogël në formë me fanellën e klubit më të titullar në Gjermani. Debutimi i francezit me gjigandët e Mynihut emocionoi tifozët dhe shefat. Në nëntë ndeshjet e tij të para konkurruese për gjermanët, 22-vjeçari shkëlqeu me gjashtë gola dhe tre asistime. Që nga pushimi ndërkombëtar në tetor, Olize ka shënuar një gol dhe ka dhënë tre asistime në njëmbëdhjetë paraqitje.
Mbi të gjitha, ai zakonisht nuk luante më shumë se 90 minuta dhe ndonjëherë duhej të ulej në stol. Kundër Donjeckut, Olize e ktheu përsëri në version e tij më të mirë. Ai i shkaktoi probleme Shahtjtorit që në fillim, ishte shumë i shkathët, shpesh tentoi të driblonte dhe herë pas here kaloi nga e djathta në të majtë. Ai shënoi dopietë, duke u zgjedhur futbollisti i ndeshjes.
3. BAVAREZËT KANË NEVOJË PËR LOJTARË SI LAIMER Në listën e golashënuesve u fut edhe Konrad Laimer, gjë që nuk ndodh shumë shpesh. Goditja e tij e fuqishme nën traversë ishte më shumë në stilin e golashënuesit se sa të mbrojtësit. Laimer tashmë e ka dëshmuar disa herë këtë sezon sesa i vlefshëm është për Bajernin. Austriaku nuk karakterizohet vetëm nga puna e palodhur dhe forca e tij në duele. Ajo që e veçon është, mbi të gjitha, shkathtësia. Ai në fakt u soll si gjashtë, dhe ai kryesisht luajti në këtë pozicion në Lajpcig. Në Mynih shpesh luante si mbrojtës i djathtë dhe gjithmonë e kryente këtë detyrë pa ankesa.
SAIMIR MBËRSI-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"