Champions/ Llogaritë e Juves, pas Mançester Sitit… vjen Reali?
Dy javë nga fundi i fazës së parë të Ligës së Kampioneve, gjithmonë e më shumë është duke shkuar drejt fundit klasifikimi në kuadër të kualifikimit dhe eliminimit direkt.
Tetë ekipet e para për momentin, mes tyre edhe Interi janë të kualifikuara direkt në fazën e 1/8-ave, ndërsa nga vendi i 9 deri në vendin e 24-t duhet të luajnë 2 ndeshje “play off” (Milan, Atalanta dhe Juventus).
Bolonja është virtualisht e eliminuar edhe nëse i fiton të dyja ndeshjet e fundit. Me 8 pikë nuk mund të shkojë mes 24 ekipeve më të mira. Interesant është fakti që për “play off”-in do të hidhet një short, por që thuajse është i përcaktuar dhe pa shumë alternativa.
Milani për shembull nëse do ta mbyllë me këtë klasifikim, do të përballej me një prej Sitit ose Sëlltikut, ndërsa Juventusi mund të përballej me Realin e Madridit ose Klub Bryzhin. Me dy ndeshje të lehta nga tani deri në fund, Milani ka një shans të artë për t’u kualifikuar direkt për në fazën e 1/ 8-ave, por nuk duhet që të bëjë hapa fals kundër Dinamos së Zagrebit dhe Gironës.
Shorti në fakt do t’i duhet Juventusit që është në vendin e 14-të dhe Atalantës dhe Realit të Madridit. Edhe në rast se Juventusi do t’i fitonte të dyja ndeshjet me shumë mundësi rrezikon të mbetet në “play off”, por kalendari i tyre është disi më i vështirë me Bryzhin dhe Benfikën.
GENTJAN ALINANI-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"