Çiklizëm/ “Kupa Rinia”, triumfojnë Velia, Barçi dhe Priftaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2021 | 22:24

Çiklizëm/ “Kupa Rinia”, triumfojnë Velia, Barçi dhe Priftaj

Në kuadër të kalendarit të garave për vitin 2021, Federata Shqiptare e Çiklizmit ka organizuar ditën e shtunë më 4 shtator trofeun “Kupa Rinia”.

Kupa Rinia

Një aktivitet i rëndësishëm për ta parë gjendjen e sportistëve në prag të Kampionatit Europian që do të mbahet në Trento të Italisë. Në “Kupën Rinia” morën pjesë çiklistë nga klube të ndryshme të vendit, të cilët garuan në kategoritë kadetë, juniorë dhe elitë, ndërsa eventi u zhvillua në periferi të Tiranës, me mbërritje në Kalanë e Petrelës. Sportistët treguan një formë të mirë, duke dhuruar gara me rivalitet.

Në kategorinë e kadetëve (62 km) ishte Emil Priftaj i Tiranës, ai që u shpall fitues. Priftaj e ndali kronometrin në kohën 1:41:30, duke mposhtur në sprintin final shokun e skuadrës, Erdi Pilku dhe Henri Hysën e Teutës. Në radhët e juniorëve (105 km) spikatën edhe një herë tjetër sportistët e Studentit, të cilët siguruan dy vende në podium. Kampion në këtë kategori u shpall Brikel Barçi, i cili vijon të tregojë një formë të shkëlqyer.

241359703_4715584491825595_9028477270816076649_n

Një sportist shumë punëtor që ka një të ardhme të madhe përpara. Barçi triumfoi i shkëputur, duke regjistruar kohën 2:51:07. Në vendin e dytë u rendit Nuri Mullali i Skënderbeut me kohë 2:51:27, ndërsa vendi i tretë shkoi për një tjetër çiklist të Studentit, për Gridi Milkurtin, teksa ky i fundit shënoi kohën 2:57:50.

Kategoria elitë u dominua totalisht nga Olsian Velia i Tiranës, i cili pati një diferencë të madhe me ndjekësit. Velia regjistroi kohën 2:47:50, i ndjekur nga Marolino Hoxha i Apolonisë me kohë 2:52:37 dhe Mejdin Melhani, sërish i skuadrës së Tiranës, me kohë 2:53:08.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"