Çiklizëm/ Starton Turi i Shqipërisë, maqedonasi Gregor Matija Çerne fiton etapën e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2021 | 20:03

Çiklizëm/ Starton Turi i Shqipërisë, maqedonasi Gregor Matija Çerne fiton etapën e parë

Turi i 78-të çiklitik i Shqipërisë ka ngritur sot siparin me etapën e parë Tiranë-Korçë.

189916483_307877184136597_8853260005555752393_n

FOTOT: F.Hazislllari

Çiklistët nga të gjitha klubet e vendit, si dhe nga skuadra të Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë, Serbisë, Greqisë dhe Belgjikës nisën konkurrimin e tyre në këtë event tradicional. Starti u bë në paradite nga Sheshi “Nënë Tereza” në kryeqytet.

Etapa e parë Tiranë-Korçë (163 km) dha verdiktet pas një gare mjaft të bukur dhe me rivalitet të lartë. Në këtë etapë dominuan çiklistët e huaj. Ai që e preu finishin i pari, ishte Gregor Matija Çerne, i skuadrës Velo-M Termalift nga Maqedonia e Veriut, me kohë 4:07:50, i cili mposhti në sprintin final serbin Marko Daniloviç, të skuadrës CCN Metalac.

190135425_167222988665718_3590493806616548441_n

Ndërsa vendi i tretë shkoi për maqedonasin tjetër të skuadrës Velo-M Termalift, Dushan Veselinoviç, ky i fundit regjistroi kohën 4:11:04. Nesër do të vijohet me Etapën e dytë Korçë-Plloçë e Vogël-Podgorie-Korçë-Elbasan. Etapa e tretë ka itinerarin Elbasan-Belsh-Kozare-Lushnjë-Vlorë.

Më pas do të vazhdohet me etapën e katërt Vlorë-Përmet, ndërsa etapa e fundit është Përmet-Fier, ku dhe do të shpallen kampionët. Kutjomë që Rrethi çiklistik i Shqipërisë është kampionati çiklistik më i vjetër në Shqipëri. Për herë të parë filloi në vitin 1925, ndërsa nga viti 1946 mbahet deri më sot vetëm me një ndërprerje në vitin 1992.

190188234_483206763007070_9058628313160875925_n

Në vitin 1948 u zhvilluan dy ture. Rrethi çiklistik i Shqipërisë është zhvilluar për herë të parë në shtatorin e vitit 1925 me një gjatësi prej 1300 km, ky ishte aktiviteti i parë zyrtar i asaj kohe. Rrethi çiklistik i Shqipërisë për nga vjetërsia e tij renditet i treti në Europë, pas Turit të Francës dhe Xhiros së Italisë.

Etapa e parë

Tiranë-Korçë (163 km

1. Gregor Matija Çerne (Maq. e Veriut) 4:07:50

2. Marko Daniloviç (Serbi) 4:07:50

3. Dusan Veselinoviç (Maq. e Veriut) 4:11:04

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"