Çiklizmi shqiptar zhvillon garën e parë të vitit, dyrrotakët në aksion për trofeun “Tirana”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2022 | 19:30

Çiklizmi shqiptar zhvillon garën e parë të vitit, dyrrotakët në aksion për trofeun “Tirana”

Çiklizmi shqiptar ka ngritur siparin e këtij sezoni me garën e parë të tij, që ishte trofeu “Tirana”. Në këtë veprimtari morën pjesë 58 çiklistë të cilët konkurruan në 4 kategori grupmoshash, duke nisur nga kadetët apo thënë ndryshe paratërinjtë, e duke vijuar me juniorët apo të rinjtë, me nën-23- vjeçarët dhe duke kulmuar me elitën apo të rriturit.

FOTO: F. HAZISLLARI

FOTO: F. HAZISLLARI

Edhe itinerari i përshkuar ishte i ndryshëm për të tria kategoritë, teksa paratërinjtë përshkuan 42 km përgjatë aksit të autostradës Tiranë-Elbasan-Petrelë, të rinjtë përshkuan 74 km, ndërsa nën23-vjeçarët dhe të rriturit përshkuan 90 km.

Kështu, te paratërinjtë ka qenë një finish i përbashkët, teksa dy çiklistët e Tiranës, Erdi Pilku dhe Emil Priftaj, kanë mbërritur me kohën 1 orë, 18 minuta dhe 14-15 sekonda, ndërsa podiumin e plotësoi çiklisti tjetër bardheblu, Ankel Limaja, që mbërriti një minutë e gjysmë më vonë.

Ndërkaq, te të rinjtë, në finishin e 74 km i pari mbërriti i shkëputur Henri Hysa i Teutës, me kohën 2 orë, 21 minuta dhe 39 sekonda, i cili la pak më tepër se një minutë prapa Gridi Milkurtin e Studentit, ndërsa podiumin e plotësoi çiklisti i Vllaznisë, Servet Kastrati. Te nën-23- vjeçarët, podiumi foli për Skënderbeun, teksa Nuri Mullalli mbërriti i pari në finish, me kohën 2 orë, 51 minuta e 48 sekonda, ndërsa 14 sekonda pas tij mbërriti Ilia Çota i Studentit.

Podiumin e plotësoi çiklisti tjetër i Skënderbeut, Loandi Kacidhja. Kurse te të rriturit, Kristel Sota i Apolonisë dhuroi një të papritur, duke mbërritur i pari në finish, me kohën 2 orë, 47 minuta e 38 sekonda, ndërsa thuajse një minutë më pas, mbërriti Olsian Velia i Tiranës.

Andi Tafili i Teutës mori shkallën e 3-të të podiumit. Për presidentin e Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku, kjo veprimtari premton për një sezon të mirë. Tanimë kreu i organizmit që qeveris dyrrotakët shqiptarë e ka hedhur vështrimin te garat e tjera.

dghgj

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"