Çudi me Erling Haland, 64,3 euro mund ta çojnë në burg yllin e futbollit botëror

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2024 | 21:38

Çudi me Erling Haland, 64,3 euro mund ta çojnë në burg yllin e futbollit botëror

Erling Haland rrezikon të përfundojë në burg për shkak të 64,3 eurove! Mund të duket e pabesueshme, por është e vërtetë.

gfhfghfghfggfhfg

Sulmuesi norvegjez, regjistrohet si mospagues i një gjobe trafiku të datës 25 tetor në “Buletinin Zyrtar” të shkelësve të ligjit të kantonit Vaud në Zvicër. Me siguri, ai ishte duke takuar atje të atin, i cili jeton prej vitesh në Zvicër, teksa në regjistër është shënuar se nuk ka paguar gjobën prej 60 frangash zvicerane.

Një shifër shumë modeste, kur llogarit se Haland paguhet rreth 20 milionë euro në vit. Por herën tjetër që ai do të shkelë në Zvicër, pikërisht mospagesa e kësaj shifre qesharake për të, mund të sjellë dërgimin e tij për 24 orë në qeli, sipas rregullave të vendit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"