Çudia me derbin Tirana-Dinamo, ndeshja mund të luhet në… Vlorë
Tirana-Dinamo është në udhëkryq! Derbi i javës së 9-të të kampionatit rrezikon të përfundojë në Vlorë, por edhe me Lushnjën e Burrelin si qytete kandidate për të mirëpritur në stadiumin e tyre këtë sfidë.Kjo është një nga ato absurditetet që futbolli shqiptar prodhon shpesh, në një kohë që Tirana si pritëse nuk ka garanci për të luajtur në stadiumin “Air Albania”. Fakti që stadiumi i derbit në program për të shtunën në orën 17:00, do të caktohet pikërisht sot (të mërkurën), e shton edhe më shumë absurditetin. “Panorama Sport” zbulon se deri dje në mbrëmje situata ka qenë kaotike. Pritej që të zyrtarizohej “Air Albania”, siç është logjike, por konfirmimi nuk ka ardhur dhe nuk dihet pse. Ky stadium mbetet gjithsesi njëri nga kandidatët, por duhet theksuar se po shihen edhe disa mundësi të tjera, siç janë impiantet e Lushnjës, Vlorës dhe Burrelit.
Për stadiumin “Roza Haxhiu” ka pak shanse, sepse fusha nuk është në gjendje të mirë dhe dy skuadrat nuk dëshirojnë të luhet aty. Stadiumi i Burrelit, edhe pse është përmendur si opsion, ka një përqindje të ulët që të miratohet, kështu që derbi TiranaDinamo mbetet mes Tiranës dhe Vlorës. Nëse zhbllokohet situata me stadiumin më të mirë që ka Shqipëria, sigurisht që do të ishte më mirë për tifozët e dy skuadrave. Në të kundërt, kudo që të luhet, do të jetë problem për të gjitha palët.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"